Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sociedadi ëndërron rikthimin e Griezmannit

Real Sociedadi po ëndërron transferimin e Antoine Greizmannit gjatë këtij afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi francez do të largohet nga Barcelona, por edhe skuadra e Atletico Madridit, ku ishte i huazuar, po heziton ta blejë kartonin e tij.

Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Sociedadi për ta bindur francezin të transferohet gjatë kësaj vere.

Te Sociedadi, Griezmannin po e shohin si zëvendësues ideal të Adnan Januzajt që është larguar.

Griezmann ishte pjesë e Sociedadit prej vitit 2006 deri në vitin 2014, kur u transferua te Atletico Madridi.