Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sobowale, më i miri i javës

Sulmuesi i Malishevës, Ronald Sobowale është lojtari më i mirë i xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Përzgjedhjen e më të mirit e bënë një komision i veteranëve të futbollit, të përzgjedhur nga FFK-ja. Sobowale shënoi të dy golat në fitoren e vështirë të Malishevës ndaj Ferizajt.

Malisheva kishte fituar 2:1 në Ferizaj, të shtunën, dhe mori pikë të mëdha në garën për mbetje në elitën e futbollit kosovar.

“Mendoj se Malisheva do të mbetet në Superligë. E kemi këtë në dorën tonë. Na duhet të punojmë shumë sepse i kemi para vetes gjashtë ndeshje shumë të vështira”, ka theksuar sulmuesi 25-vjeçar.

Artikuj të ngjashëm