Nëntë ditë pas garës në Olimpiadën e Pekinit, medalja e bronztë në “skicross” në konkurrencën e femrave, i ka takuar një skitareje tjetër të shtunën pas apelit. Fanny Smith e Zvicrës tani do të stoliset me medalje të bronztë pasi gabimisht ishte renditur në vendin e katërt në Kinë, ka thënë Federata Ndërkombëtare e Skijimit në një komunikatë.
Smith ishte fajësuar se kishte pasur kontakt me skitarët e tjerë në garën e 17 shkurtit dhe e humbi vendin e tretë nga një vendim i jurisë së garës. Daniela Maier e Gjermanisë u rendit nga vendi i katërt në të tretin për ta marrë medaljen e bronztë, por tani ajo medalje nuk do t’i takojë më.
Vendimi i jurisë ishte i gabuar ka thënë FIS-i, pas apelit që u bë nga Smith dhe Federata Skitare e Zvicrës.