Dean Smith është emëruar trajner i ri i Leicester Cityt. Smith ka firmosur kontratë me ekipin anglez deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e vazhdimit.
Në një intervistë të dhënë të martën, Smith ka pranuar se e pret një mision i vështirë te Leicesteri, por ka shtuar se është optimist se do t’ia sigurojë ekipit qëndrimin në Premier League edhe për sezonin tjetër.
Pas 30 xhirove të zhvilluara në kampionatin anglez, Leicesteri zë vendin e parafundit në tabelë me 25 pikë të mbledhura.
Smith në postin e trajnerit te Leicesteri ka zëvendësuar Brendan Rodgersin e shkarkuar javën e shkuar. Smith, i cili më herët ka drejtuar Norwich Cityn, Aston Villan e Brentfordin, do të debutojë në krye të Leicesterit në ndeshjen, në udhëtim te Manchester City, që luhet këtë vikend.