Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Smalling në plane të Interit

Interi është duke u interesuar për ta transferuar mbrojtësin e Manchester United, Chris Smalling, ka njoftuar “Gazzetta Dello Sport”.

Mësohet se pas paraqitjes së mirë te Roma për Smallingun interesim kanë shprehur edhe Juventusi, Fiorentina. Smalling ishte huazuar te Roma në edicionin që përfundoi pak javë më parë, derisa luajti 30 ndeshje në Serie A.

Mbrojtësi 30-vjeçar me klubin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. Reprezentuesi i Anglisë te Manchester United është që nga viti 2010.