Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sllovenia i bashkohet thirrjeve për shtyrje të Lojërave Olimpike

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” duhet të shtyhen për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kështu ka thënë presidenti i Komitetit Olimpik të Sllovenisë, Bogdan Gabrovec për agjencinë e lajmeve STA, të premten.

Kështu Komiteti Olimpik i Sllovenisë i bashkohet organizatave dhe personaliteteve sportive që bëjnë thirrje për shtyrje të Olimpiadës.

Me gjithë pezullimin e ngjarjeve sportive dhe kualifikimeve olimpike, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka bërë të ditur se nuk planifikon të shtyjë Lojërat, që duhet të fillojnë më 24 korrik. Edhe Japonia ka thënë se Lojërat duhet të mbahen sipas planifikimit.

“Lojërat Olimpike nuk mund të mbahen në korrik, në përputhje me kartën olimpike. Ndër të tjera, sportistët në këto kushte nuk kanë mundësi të barabarta që të përgatiten për Olimpiadë”, ka thënë Gabrovec.

“Nuk do të jetë asgjë gabim nëse Lojërat mbahen në vitin 2021. Deri atëherë kushtet do të jenë më të mira. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë Lojërat Olimpike nuk do të kenë rëndësinë e zakonshme. Lufta për ekzistencë do të dominojë”, ka shtuar ai.

Edhe Kryeministri i Japonisë: Olimpiada “Tokio 2020” nuk do të shtyhet më Sport 5 v. më parë Kryeministri i Japonisë: Olimpiada “Tokio 2020” nuk do të shtyhet më

Sportistët sllovenë e kanë të pamundur të ushtrojnë në grupe, pasi qeveria e vendit ndaloi tubimet publike.

Në Slloveni deri më tani janë 341 raste me koronavirus. Një person ka vdekur.