Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Organizatorët e “Tokio 2020” pa plan B nëse ngjarja shtyhet edhe një herë

Lojërat Olimpike të këtij viti janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por nuk është opsion që ato të shtyhen edhe vitin e ardhshëm.

Lojërat Olimpike të kësaj vere janë shtyrë për verën e vitit 2021, ndërsa duhet të nisin më 23 korrik 2021. Por organizatorët e Lojërave të Tokios nuk kanë plan B nëse ngjarja duhet të shtyhet edhe vitin e ardhshëm.

Zëdhënësi i Lojërave Olimpike të Tokios, Masa Takaya, ka thënë se organizatorët po shikojnë para për t’u përgatitur për ngjarjen e vitit tjetër.

“Po punojmë drejtë synimit të ri. Nuk kemi plan B”, ka thënë Takaya të martën në një konferencë.

Covid – 19 është përhapur në gjithë botën dhe deri te fillimi i Lojërave Olimpike janë edhe 15 muaj. Por pandemia ka lënë njerëzit në shumicën e vendeve në shtëpi. Është e pamundur të vlerësohet se cila do të jetë gjendja muajin e ardhshëm e aq më pak në verë.

Edhe Lojërat Olimpike dhe Paralimpike pa tifozë të huaj Sport Lojërat Olimpike dhe Paralimpike pa tifozë të huaj

“E tëra që mund të them sot është se datat e reja për Lojërat Olimpike dhe Lojërat Paralimpike janë caktuar vetëm pak kohë më parë. Tokio 2020 dhe të gjitha palët e përfshira tani po ofrojnë më të mirën për të organizuar Lojërat vitin e ardhshëm”, ka thënë Takaya.

Është hera e parë që një edicion i Lojërave Olimpike është shtyrë. Tri edicione nuk janë mbajtur për shkak të luftërave botërore.