Sllovenia dhe Danimarka kanë luajtur 1:1 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Ndeshja u luajt të hënën mbrëma.
Sllovenët, që ishin vendas, kaluan në epërsi 1:0 në minutën e 25-të. Andrazh Shporar ishte realizator. Danezët barazuan rezultatin në 1:1 në minutën e 42-të, kur shënoi Rasmus Hojlund.
Danimarka e Sllovenia kanë nga shtatë pikë në grupin H. Mbajnë pozitat tre e katër. Në dy pozitat e para janë Finlanda dhe Kazakistani me nga nëntë pikë. Gara në këtë grup pritet të jetë shumë e fortë.