Të freskët nga çerekfinalja e befasishme në Ligën e Evropës dhe të mbushur me para nga pronari kinez, te Slavia e Pragës janë të bindur se mund ta bëjnë atë që pak klube të rajonit e kanë bërë më parë - të luajnë rregullisht në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Klubi i futbollit më i vjetër në Çeki - i themeluar në vitin 1892 dhe tani në pronësi të kompanisë kineze të ndërtimit "Sinobo" - dëshiron të ndërtojë ekip për edicionin e ri, duke u zhytur në tregun e transferimeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit, për të konkurruar me të gjitha ekipet e Evropës, shkruan sot Koha Ditore.
Skuadrat nga Evropa Lindore shumë rrallë kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, me Steaua Bukureshtin e Cërvena Zvezdën që mbeten të vetmet nga ky rajon që kanë arritur të fitojnë kupën evropiane.
Por me pronarin kinez dhe disa lojtarë kyç e të rinj, si mesfushori Tomas Soucek e mbrojtësi Alex Kral, Slavia dëshiron që rregullisht të përballet me superfuqitë e Evropës në Ligën e Kampionëve, insiston drejtori sportiv, Jan Nezmar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)