Talenti mitrovicas i futbollit, Elmedin Rama, është anëtar i ri i klubit të njohur çek, Slavia Praga. Slavia të martën ka njoftuar se Rama 18-vjeçar është tashmë pjesë e skuadrës.
Sulmuesi i rrezikshëm fillimisht pritet të luajë me ekipin B të Slavias. Por ai vlerësohet me potencial që shpejtë të gradohet në ekipin A.
Rama është transferuar te Slavia nga Trepça e Mitrovicës. Me Trepçën është paraqitur me sukses në Ligën e Parë të Kosovës, ndërsa ka luajtur edhe me ekipin e juniorëve.
Ai ka stërvitur për disa ditë me Slavian, kurse të martën firmosi për tri vjet.
Shtatlarti Rama është edhe pjesë e Kosovës U19. Shquhet për qasjen profesionale ndaj karrierës dhe përkushtimin për të pasur sukses në futboll.
Edhe
Elmedin Rama kalon te skuadra çeke Pardubice
Slavia është nënkampione e Çekisë. Ka shtatë tituj të Çekisë, të fundit në vitin 2021. Po ashtu është fituese në fuqi e Kupës së Çekisë. Pra bëhet fjalë për njërin prej klubeve më të mëdha në Çeki.