Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Elmedin Rama “shpërthen” me pesë gola në Çeki

Elmedin Rama ka shënuar pesë gola për ekipin e dytë të Slavia Pragës të shtunën, në fitoren 9:0 në miqësoren ndaj Zbrojovka Brnos, e cila bën gara në kategorinë e dytë të futbollit çek.

Rama u transferua te Slavia gjatë verës pas paraqitjeve fantastike me skuadrën e Trepçës.

Qendërsulmuesi 18-vjeçar ende s’ka shënuar gol zyrtar me fanellën e ekipit B të Slavia Pragës, me të cilën numëron katër paraqitje.

Por pesë golat në miqësoren ndaj Brnos janë dëshmi e potencialit që ka sulmuesi nga Mitrovica, i cili në të ardhmen pritet të jetë pjesë e skuadrës seniore të gjigantit çek.

Rama ka kontratë trevjeçare me Slavia Pragën.

Edhe Elmedin Rama kalon te skuadra çeke Pardubice Futboll Elmedin Rama kalon te skuadra çeke Pardubice

Ai është pjesë e Kosovës U19.

Slavia Praga B është në rrugë të mirë për t’u ngjitur në kategorinë e dytë çeke.