Franck Kessie ka nënshkruar parakontratë për t’iu bashkuar Barcelonës si lojtar i lirë në verë nga Milani, raporton “Sky Sports”.
Kessie i është nënshtruar testeve mjekësore në Lugano të Zvicrës më herët gjatë kësaj jave dhe ka nënshkruar kontratë që e lidh atë me Barcelonën.
Ai do të kalojë në “Camp Nou” me marrëveshjen katërvjeçare, me pagë vjetore prej 7 milionë eurove në sezon, përfshirë edhe bonuset.