Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuka shënon dhe ia siguron Mariborit kualifikimin

Sulmuesi shqiptar, 24-vjeçari Xhuliano Skuka, ka shënuar gol për skuadrën e Mariborit slloven, dhe ia ka siguruar kalimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Maribori fitoi në udhëtim te skuadra Birkirkara e Maltës me rezultatin 2:1.

Skuka, që në lojë hyri në minutën e 63-të, e shënoi golin për 2:1 në minutën e 88-të.

Maribori kualifikohet tutje me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

Skuka ka luajtur për Dinamon dhe Partizanin e Tiranës dhe Metzin në rangun e dytë të futbollit francez.

Në raundin tjetër kualifikues, Maribori luan kundër Differdanges së Luksemburgut.

Edhe Mariborit nuk i mjafton goli i Skukës Sport Mariborit nuk i mjafton goli i Skukës

Ndeshjen e parë e luan në udhëtim më 27 korrik, ndërsa atë kthyes pas një jave në Slloveni.