Paraqitjet fantastike të Federico Chiesas në “Euro 2020”, kanë bërë që skuadrat e mëdha të Evropës të shprehin interesim për sulmuesin e krahut të Juventusit.
Liverpooli e Bayerni, janë vetëm disa prej skuadrave të njohura evropiane që po synojnë transferimin e Chiesas gjatë këtij afati kalimtar të verës, kanë shkruar mediumet italiane të mërkurën.
Chiesa shënoi dy gola në “Euro 2020” për Italinë, që u shpall kampione e Evropës. Te Juventusi e konsiderojnë Chiesan të pashitshëm dhe për këtë arsye pritet të refuzojnë të gjitha ofertat që vijnë për të. Chiesa 23-vjeçar iu bashkua Juventusit verën e shkuar nga Fiorentina dhe sezonin e fundit, ai shënoi 15 gola dhe bëri 11 asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat.