Liga e Konferencës do të vazhdojë të enjten me fazën e plejofit, përkatësisht 1/16 e finales.
Ajaxi, Eintracht Frankfurti, Dinamo Zagrebi e Real Betisi janë prej skuadrave më të mëdha që kanë mbetur në garë.
Ajaxi do të luajë në këtë garë për herë të parë dhe përballë do ta ketë Bodo/Glimtin, skuadrën norvegjeze që arriti deri në çerekfinale në edicionin 2021/22.
Ishte bërë e famshme me fitoren 6:1 ndaj Romës gjatë fazës grupore.
Ajaxi mbetet favorit në këtë ballafaqim, pavarësisht se i ka fituar vetëm 25% të ndeshjeve evropiane kundër skuadrave norvegjeze. Ka tri fitore, pesë barazime e katër disfata.
Edhe
Aston Villa e Ajaxi pritet të zhvillojnë tjetër ndeshje të fortë
Ajax – Bodo/Glimt zhvillohet të enjten prej orës 21:00.
Në termin të njëjtë luhet dueli mes Real Betisit dhe Dinamos së Zagrebit.
Dinamo është kampione e rregullt në Kroaci, ndërsa futbollistë të kësaj skuadre janë Arbër Hoxha e Arijan Ademi.
Dinamo dy ndeshje i ka zhvilluar në Sevilla. Ka humbur 4:0 në vitin 2016 dhe 3:2 në vitin 2022 nga rivali i Betisit, Sevilla.
Ndërkohë, Eintracht Frankfurti ndeshjen e parë e luan në udhëtim te skuadra belge, Royale Union, nga ora 18:45.
Edhe
Ndeshje interesante në Ligën e Konferencës
Ndeshjet tjera nga ora 18:45 janë Molde – Legia, Olympiacos – Ferencvarosh e Sturm Graz – Slovan Bratislava.
Nga ora 21:00 janë edhe ndeshjet Maccabi Haifa – Gent dhe Servette – Ludogorets.