Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadra shqiptare pëson në finale të Kupës së Malit të Zi, fyerje në baza kombëtare për lojtarët e Deçiqit

Deçiqi i Tuzit ka humbur në finale të Kupës së Malit të Zi në futboll. Të dielën mbrëma në Podgoricë, skuadra shqiptare nga Tuzi pësoi 3:1 nga Buduqnosti i Podgoricës.

Buduqnosti për herë të parë ka fituar dy trofetë në të njëjtin edicion. Më herët kishte fituar titullin e kampionit.

Ndeshja finale është luajtur para rreth 1000 shikuesve. Danilo Peshukiq shënoi golin e vetëm për Deçiqin. Ndërsa Marko Vuçiq, Lazar Mijoviq dhe Igor Ivanoviq shënuan për Buduqnostin.

Ndeshja është luajtur para 1000 shikuesve, ndërsa tifozët e Buduqnostit kanë fyer lojtarët e Deçiqit. Sipas “vijesti.me” fyerjet e një pjese të tifozëve të Buduqnostit ishin në baza kombëtare, ndërsa njëjtë me fyerje të ngjajshme janë përgjigjur tifozët e Deçiqit. Por pas reagimit të spikerit zyrtar, situata është qetësuar.