Skuadra nga Tuzi i Malit të Zi, Deçiqi, ka vazhduar garën për titull në elitën e futbollit malazias.
Deçiqi të shtunën gjatë ditës në ndeshjen e xhiros së 27-të, fitoi në udhëtim tek Arsenal Tivat, me rezultatin 2:0.
Bojan Matiq dhe Oliver Sarkiq, i shënuan golat e fitores në pjesën e dytë.
Deçiqi në vendin e dytë me goldallim më të dobët se Buduqnosti lider, kanë nga 50 pikë në dy vendet e para.