Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadra egjiptiane që dëshiron të ribashkojë Messin dhe Alvesin

Lionel Messi dhe Dani Alves formuan një dyshe të pandalshme gjatë kohës së tyre së bashku në Barcelonë dhe tani Pharco FC, një skuadër pak e njohur egjiptiane, dëshiron ta sjellë përsëri dyshen së bashku.

Pharco vetëm kohët e fundit siguruan ngjitjen në ligën kryesore të Egjiptit dhe ata po ëndërrojnë të ribashkojnë argjentinasin dhe brazilianin në Afrikën Veriore.

"Unë jam duke punuar për të sjellë Dani Alves nga Sao Paulo sepse përvoja e tij mund të na ndihmojë. E takova dhe ai më tha se ai dëshironte të luante për Sao Paulo që kur ishte tetë vjeç, por unë mendoj se mund ta dërgoj atë në Egjipt’’, ka thënë pronari i Pharco, Shreen Helmy për El Hadath Al Youm.

Helmy vazhdoi të diskutojë për Messin, edhe pse ai pa dyshim nuk pret që të nënshkruajë me 34-vjeçarin.

"Ne negociuam me Messin. Jo për të ardhur si lojtar, por për të forcuar marrëdhëniet me të dhe që ai të kontribuojë në rritjen e trajtimit për hepatitin C", shtoi Helmy.