Ish-reprezentuesi i Kosovës, Fanol Përdedaj ka shkaktuar befasi të madhe me skuadrën e tij në Kupën e Gjermanisë në futboll.
Saarbruckeni garon vetëm në kategorinë e katërt gjermane, ndërsa të martën mbrëma e mposhti Fortuna Duesseldorfin e Bundesligës. Ndeshja çerekfinale u vendos me penallti. Rezultati ishte 1:1 pas kohës së rregullt dhe dy vazhdimeve, ndërsa Saarbruckeni fitoi 7:6 në penallti.
Përdedaj startoi te Saarbruckeni, ndërsa u zëvendësua në minutën e 109-të. Te Fortuna Duesseldorfi në stol qëndroi Valon Berisha.
Përdedaj 28-vjeçar ka luajtur për Kosovën për disa vite. Ka 11 paraqitje. Ka kohë që nuk ftohet. Shquhet për angazhimin në fushën e lojës.
Artikuj të ngjashëm
-
Perdedaj flet për emocionet pas arritjes historike me Saarbruckenin
-
Muslija shënon gol dhe ia siguron fitoren Dusseldorfit
-
Vazhdon befasia në Kupën e Gjermanisë, Saarbruckeni në gjysmëfinale
-
Pas Bayernit, Saarbrueckeni eliminon edhe Frankfurtin
-
Skuadra e kategorisë së tretë e eliminon Bayernin nga Kupa