Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perdedaj flet për emocionet pas arritjes historike me Saarbruckenin

Foto: Reuters

Fanol Perdedaj tregon se qau si fëmijë pas arritjes historike me Saarbruckenin të martën mbrëma në Kupën e Gjermanisë në futboll.

Perdedaj me klubin e ligës së katërt të Gjermanisë u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës. Në çerekfinale Saarbrucken e eliminoi klubin e Bundesligës, Fortuna Duesseldorf pas ekzekutimit të penalltive.

U gjuatën plotë 20 penallti, portieri i Saarbruckenit, Daniel Batz priti pesë prej tyre. Perdedaj nuk ishte në ekzekutim të penalltive. Ai u zëvendësua në minutën e 109-të. Saabrucken triumfoi 7:6 me penallti. Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 1:1.

“Më falni nëse nuk më kuptoni, por nuk kam zë më”, ka thënë Fanol Perdedaj. “Ende po na duket se jemi në ëndërr”, ka thënë Perdedaj për “Der Tagesspiegel”, transmeton Koha.net.

Në të vërtetë gjithë ndeshjet e Kupës këtë stinor lojtarët e Saarbruckenit kanë përjetuar emocione të shumta. Mposhti Koelnin e Regensburgun me gola të fitores në çastet e fundit të ndeshjes, e Karlsruherin e kaloi pas ekzekutimit të penalltive.

Fortuna të martën e barazoi rezultatin në minutën e fundit të kohës së rregullt.

“Synimi ishte të shkonim deri në penallti. Për fat të mirë, patëm portierin më të mirë. Ishte kaos. Kur arritëm fitoren të gjithë ishim me lot në sy. Edhe unë qava. Ishte shumë emocionale. Qamë si fëmijë.

Për Perdedajn 28-vjeçar, që ka 11 ndeshje me Kosovën, nuk ka rëndësi se kë do ta ketë në gjysmëfinale.

Edhe Skuadra e Përdedajt me befasi të madhe në Kupën e Gjermanisë Sport Skuadra e Përdedajt me befasi të madhe në Kupën e Gjermanisë

“Nuk shqetësohem. Nëse na bie Bayerni do të jetë gjë e madhe për tifozët e klubit. Do të jetë fat jo i mirë për ne lojtarët, por do të pranonim këtë”, ka thënë ai.