Barcelona ka vendosur rekord për kontingjentin më të madh të lojtarëve që do të jenë pjesë e Kupës së Botës në Katar.
“Blaugrana” ka shkuar në numrin e 17-të lojtarëve pjesëmarrës me shtetet e tyre.
Me lëndimin e Jose Gayas të Valencias, përzgjedhësi spanjoll Luis Enrique, u detyrua të marrë një mbrojtës dhe zgjodhi Alejandro Balden.
Balde iu bashkua gjashtë lojtarëve tjerë të Barcelonës, Jordi Alba, Ansu Fati, Sergio Busquets, Pedri, Gavi, Ferran Torres dhe Eric Garcia, si dhe bashkëlojtarëve tjerë që luajnë me shtetet tjera si Marc-Andre ter Stegen, Andreas Christensen, Jules Kounde, Ousmane Dembele, Raphinha, Ronald Araujo, Robert Lewandowski, Frenkie de Jong dhe Memphis Depay.
Bayerni fillimisht i kishte 17 lojtarë në Botëror, por mbeti me 16 pas lëndimit të Sadio Manes.