Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar mezi pret të përballet me Lionel Messin në Europë dhe Cristiano Ronaldon në Itali.
Zikaltrit janë rikthyer në Ligën e Kampionëve dhe janë në grup me Barcelonën, Tottenham Hotspurin dhe PSV-në.
“Donim të riktheheshim në Ligën e Kampionëve dhe patëm sukses”, ka thënë Skriniar.
“Do të tentojmë të kalojmë grupin edhe pse e dimë se do ta kemi të vështirë. Të gjithë e njohin Barcelonën, por aty është edhe Tottenhami që ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe nuk ka ndryshuar ekip”, ka shtuar sllovaku.
“Në nivelin personal, mezi pres përballjen me Messin në Europë dhe Ronaldon në Itali. Ardhja e portugezit në Serie A, padyshim që është shtytje për futbollin italian sepse sytë e botës do të jenë kah liga jonë”.