Përfaqësuesja e Skocisë ka shënuar fitore të rëndësishme të premten në udhëtim te Moldavia me rezultatin 2:0.
Me këtë fitore skocezët kanë arritur të sigurojnë pozitën e dytë në Grupin F dhe do të janë pjesë e “play-offit” për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Nathan Patterson dhe Che Adams shënuan golat e fitores për Skocinë.
Pas kësaj fitoreje Skocia është në pozitën e dytë në Grupin F me 20 pikë të mbledhura kur ka mbetur edhe një xhiro pa u zhvilluar deri në fund të këtij cikli eliminator.