Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skocia merr një pikë në udhëtim te Gjeorgjia

Skocia ka marrë një pikë të vlefshme në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Skocia të enjten barazoi në udhëtim te Gjeorgjia me rezultatin 2:2.

Khvicha Kvaratskhelia i Napolit i shënoi të dy golat për vendësit, kurse për mysafirët, Scott McTominay realizoi në minutën e 49-të dhe Laërence Shankland, që ia siguroi një pikë Skocisë me golin e minutës së tretë të kohës shtesë.

Skocia është kualifikuar në Evropian dhe ka 16 pikë në shtatë ndeshje, kurse Gjeorgjia është në vendin e katërt me tetë pikë.

Spanja i prinë grupit me 18 pikë.