Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjeorgjia fiton thellë ndaj Çekisë

Khvicha Kvaratskhelia

Gjeorgjia e ka shënuar fitoren e parë në nisje të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. 

Gjeorgjianët dhe çekët ishin pjesëmarrës në “Euro 2024”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por të shtunën mbrëma, ishte Gjeorgjia që mori pikët e plota pas fitores së thellë, 4:1. 

Ndeshja i takoi Grupit B1. 

Khvicha Kvaratskhelia e hapi serinë e golave me gol nga penalltia në minutën e 33-të. 

Në pjesën e dytë, për 13 minuta, vendësit shënuan edhe tri gola tjerë. 

Giorgi Cakvetadze në minutën e 53-të shënoi për 2:0, kurse dhjetë minuta më vonë, Georges Mikautadze realizoi për 3:0. 

Në minutën e 66-të realizoi edhe Giorgi Kochorashvili. 

Golin e vetëm për çekët e realizoi Lukash Kalvach, dhjetë minuta para fundit. 

Gjeorgjia ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Shqipëria më 10 shtator, kurse Republika e Çekisë e pret Ukrainën.