Skitarja iraniane Forough Abbasi arriti një synim të saj, duke e përfunduar garën e sllallomit të madh në Botërorin e skijimit alpin.
Nuk pati ndonjë rëndësi që ajo e përfundoi lëshimin e parë me 25 sekonda dallim nga liderja Mikaela Shiffrin e SHBA-së.
Prapë, Abbasi vetëm sa kishte nisur.
27-vjeçarja ka bërë një apel emocional për të drejtat e grave në shtetin e saj, pasi trajnerja e saj, Samira Zargari, nuk u lejua nga bashkëshorti që të largohej nga Irani.
Nën ligjin iranian, bashkëshortët mund të ndalojnë bashkëshortet që të largohen nga vendi.
“Nuk është hera e parë. Ne patëm problemin e njëjtë para kësaj. Por, uroj ta ndryshojmë këtë – gjitha gratë në Iran, gjitha së bashku, uroj që të ndryshonim këtë. Ne po mundohemi. Jam e sigurt se gratë e forta sigurisht mund të ndryshojnë këto rregullat dhe ajo do të jetë më e fortë se më herët. Ne jemi krenar për të”, ka thënë Abbasi.
Edhe
Tjetër vend i dytë për skitaren e Shqipërisë në Kupë të Botës
Abbasi ka thënë se bashkëshorti i Zargarit është lindur në SHBA dhe rritur atje, por është shtetas turk.
“Ai në Iran jeton tash e gjashtë vjet. Ai thjeshtë i di rregullat në Iran”, ka thënë Abbasi.
Ajo ka thënë se trajnerja e saj është grua e fortë dhe se do të bëhet edhe më e fortë nga kjo.