Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skitarja bullgare pengohet nga punëtori në shteg

Skitarja bullgare Eva Vukadiniva përjetoi një nga momentet e saj më të këqija në garën e sllallomit për femra në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Vukadiniva u pengua nga një prej punëtorëve në momentin kur kishte nisur garën e sllallomit. Ajo mori edhe një shans të dytë, por dështoi.

Pas garës, ajo ka postuar në rrjetet sociale e shokuar.

“Nuk mund ta përshkruaj se si u ndjeva pas përpjekjes së parë. Mendova: Pse unë? Pse nuk i ndodhi kjo njërës prej 30 vajzave më të mira?”, shkroi ajo në Instagram mes të tjerave.