Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vlhova e lë Olimpiadën shkaku i lëndimit në tendinën e Akilit

Medalistja e artë olimpike në Pekin në disiplinën e sllallomit, Petra Vlhova, është detyruar të largohet më herët nga Olimpiada për shkak të lëndimit në tendinën e Akilit.

Ajo do të mungojë në disiplinën e kombinimit alpin, në të cilën do të ishte sfiduesja kryesore e Mikaela Shiffrinit, që është favorite për ta fituar këtë garë. Mauro Pini, trajneri i Vlhovas, i ka thënë agjencisë së lajmeve “Associated Press”, se nuk ka dashur të rrezikojë me skitaren në garën e kombinimit alpin.

Pasi e fitoi medaljen e artë në sllallom katër ditë më parë, Vlhova u bë sllovakja e parë që fiton medalje olimpike në skijim alpin. Kombinimi alpin është paraparë të zhvillohet të enjten.

Vlhova përfundoi e dyta, prapa Shiffrinit në këtë disiplinë në sezonin e kaluar, në kampionatin botëror në “Cortina d’Ampezzo” të Italisë.