Federata e Skitarisë e Kosovës ka kërkuar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS) dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) furnizim të rregullt të rrymës për të mbajtur garat në qendrat e skijimit në Brezovicë, Brod dhe Bogë.
Në të kundërtën, sipas një njoftimi të lëshuar për media të mërkurën, do t'u pengonte për përgatitje për pjesëmarrje në lojërat olimpike dimërore "Pyeongchang 2018" të Koresë së Jugut, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Arsyeja kryesore për këtë letër është që në vitin 2018 ne do të marrim pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Pyeongchang të Koresë së Jugut, kështu që na duhet të përgatitemi për këtë pjesëmarrje historike dhe këto përgatitje nuk mund të mbahen pa furnizim të rregullt me energji elektrike për këto qendra. Andaj edhe një herë kërkojmë mirëkuptimin tuaj rreth problematikës që po i përcjellin qendrat tona të skijimit", thuhet në njoftimin e FSK-së.