Skënderbeu ka pësuar humbje në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Në një ndeshje që nisi me kore të tifozëve serbë “Kosova është Serbi” ekipi korçar pësoi në udhëtim te Partizani i Beogradit me rezultat prej 2 me 0, për të mbetur në vendin e fundit në Grupin B me vetëm dy pikë, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e parë për vendasit e realizoi Tosiq nga një goditje dënimi në minutën e 39, kurse epërsinë e dyfishoi Tawamba në minutën e 66, pas një gabimi nga lojtarët e Skënderbeut.
Ndeshja përfundoi pa ndonjë incident, për çka ishin ndërmarrë masa të larta sigurie.