Sport

Skënderbeu me fitore bindëse vazhdon në Ligën e Evropës

Skënderbeu ka shënuar fitore bindëse në udhëtim tek ekipi nga Andora, Sant Julia në ndeshjen e kthimit në Ligën e Evropës.

Skuadra shqiptare shënoi fitore prej 0-5 për të kaluar në fazën e dytë të Ligës së Evropës, raporton Koha.net.

Skënderbeu nisi për mrekulli përballjen e sotme, duke kaluar në epërsi në minutën e dytë përmes Vujoviqit.

Epërsinë e dyfishoi James kur po zhvillohej minuta e 38 pas asistimit nga Radas.

Në minutën 79 Brito shënoi autogol për golin e tretë të Skënderbeut, që shënoi edhe dy herë në minutat 90+1 dhe 90+3.

Në kohën shtesë golat i shënuan Donjet Shkodra e Liridon Latifi.