Skënderbeu ka arritur të marrë rezultat pozitiv në përballjen e parë të fazës së dytë në Ligën e Evropës ndaj ekipit kazak, Kairat Almaty.
Ekipi korçar barazoi 1 me 1, për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e tretë të Ligës së Evropës, raporton Koha.net.
Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Gohout, që realizoi në minutën e nëntë.
Skënderbeu, që pati një dominim të lehtë në këtë përballje, arriti të barazojë shifrat në minutën e 72 përmes Nimagas, për të cilin asistoi Liridon Latifi.
Ndeshja e kthimit zhvillohet në Shqipëri pas një jave.