Arbitri nga Zambia shkaktoi polemika të mëdha në ndeshjen e Kupës së Afrikës ndërmjet Malit dhe Tunizisë, pasi fillimisht e përfundoi ndeshjen në minutën e 85-të, përpara se të vërshëllejë sërish para minutës së 90-të, raporton BBC.
Fitorja 1:0 e Malit ndaj Tunizisë e pa arbitrin Janny Sikazwe t’i fryjë dy herë bilbilit për përfundimin e ndeshjes para minutës së 90-të, në një fund të çuditshëm dhe të diskutueshëm të duelit në kuadër të fazës së grupeve në Kupën e Afrikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArbitri fillimisht e përfundoi ndeshjen në minutën e 85-të, përpara se ajo të rifillonte pas gabimit të tij. Megjithatë, ai vërshëlleu sërish për fundin e takimit sërish para minutës së 90-të. Ndeshja u mbyll pas gabimit të tij të dytë, me rreth 17-të sekonda para minutës së 90-të, gjë që shkaktoi zemërim te lojtarët dhe stafi i trajnerëve të Tunizisë, të cilët po përpiqeshin të shënonin gol pas disavantazhit. Polemikat ishin të mëdha për shkak se arbitri gjithashtu kishte mundësi të jepte edhe kohë shtesë për shkak të ndalesave të VAR-it, ku u rishikuan dy karton të kuq dhe një penallti.
Ndërsa nisi konferenca pas ndeshjes, organizatorët e turneut urdhëruan që të vazhdohet ndeshja.
Trajneri i Malit, Mohamed Magassouba kishte mbajtur konferencën për shtyp pas ndeshjes edhe pse zyrtarët e Kupës së Afrikës menduan për skenarin e një rifillimi. Në të vërtetë, rreth 20-të minuta pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët e Malit dolën përsëri në fushë në stadiumin në Limbe, me sa duket të gatshëm për të luajtur edhe minutat që do të caktoheshin. Mirëpo, Tunizia refuzoi një gjë të tillë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të Malit.
Have you EVER seen anything like it...?
— Sky Sports Football (@SkyFootball) January 12, 2022
▪ Referee ends match early...
▪ Press conferences interrupted as AFCON officials say match must resume!
▪ Referee changed for final three minutes...
▪ Tunisia fail to return to the pitch!
Unbelievable, Jeff. ? pic.twitter.com/6upfMz3ZID