Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skautët e Cityt përcjellin nga afër Tonalin

Raportohet se skautët e Manchester Cityt do ta ndjekin nga afër mesfushorin italian të Brescias, Sandro Tonali në sfidën e sotme kundër Romës.

La Gazzetta dello Sport raporton se eksperti për transferime në radhët e Cityt, Nicolo Schira pritet të jetë prezent në Stadio Olimipico, transmeton Koha.net.

Ai pritet të vëzhgojë nga afër talentin 19 vjeçar, i cili këtë sezon ka pasur paraqitje të shkëlqyera në Serie A.

Tonali ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 11 ndeshje në Serie A, dhe tri herë është ftuar nga kombëtarja e Italisë.

Ai tashmë është krahasuar me Andrea Pirlon, Daniele De Rossin dhe Gennaro Gattuson.

Për të kanë shprehur interesim tashmë edhe Interi, Juventusi, Real Madridi, e PSG-ja.

Artikuj të ngjashëm