Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skarke, transferimi i pestë i ri i Union Berlinit

Tim Skarke është bërë transferimi i pestë i Union Berlinit për sezonin e ri në Bundesligën e Gjermanisë.

Gjermani 25-vjeçar te klubi i Bundesligës u transferua nga Darmstadti i Bundesligës 2. Ish-futbollisti i Shpresave të Gjermanisë i është bashkuar Union Berlinit si lojtar i lirë. Ai ka thënë se kalimi te Unioni është një hap i madh në karrierë.

“Jam shumë i lumtur që kam bërë hapin e parë para në karrierë në një klub si Union Berlini. Dua të përdor aftësitë e mia për të ndihmuar më tej zhvillimin e shkëlqyer që klubi ka pasur vitet e fundit”, ka thënë Skarke.

Edhe te klubi gjerman janë shprehur të lumtur që kanë bindur futbollistin e krahut t’u bashkohet atyre.

Artikuj të ngjashëm