Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

S’ka fitues në derbin e “Merseyside”

Derbi i “Merseyside” ndërmjet Liverpoolit dhe Evertonit nuk ka dhënë fitues.

Skuadra e Jurgen Kloppit kaloi e para në epërsi me një supergol të shënuar nga Mohamed Salah në minutën e 42, që ngriti në këmbë tifozët në “Anfield Road”, transmeton Koha.net.

Evertoni arriti t’i barazojë shifrat në minutën e 76 përmes kapitenit Wayne Rooney, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Pas këtij barazimi Liverpooli mban postën e katërt me 29 pikë, përderisa Evertoni në vendin e 11 ka 18 pikë.

Artikuj të ngjashëm