Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

S’ka fitues në derbin e Gjilanit

Derbi i fundit i sezonit vjeshtor ndërmjet Gjilanit dhe Dritës nuk ka dhënë fitues.

Asnjëra prej skuadrave nuk arritën të gjejnë rrugën e golit në një teren të vështirësuar nga të reshurat, duke ndarë pikët kështu me rezultat prej 0-0, raporton Koha.net.

Për atmosferë të mirë në këtë derbi u përkujdesën “Skifterat” e Gjilanit, si dhe “Intelektualët” e Dritës që përkrahen maksimalisht ekipet e tyre.

Sezonin vjeshtor Drita e përmbyll më lartë se Gjilani, me 30 pikë në vendin e tretë, kurse Gjilani ka katër pikë më pak në vendin e tetë.