Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

S’ka fitues në derbin e Gjilanit

Derbi kryesor i javës i javës së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Gjilanit dhe Dritës nuk ka dhënë fitues.

Në një atmosferë elektrizuese të krijuar nga “Skifterat” e Gjilanit dhe “Intelektualët” e Dritës në stadiumin e qytetit, ekipet ndanë pikët duke barazuar me rezultat 1 me 1, raporton Koha.net.

Gjilani kaloi në epërsi përmes Betim Haxhimusës, i cili shënoi në minutën e 4 të takimit.

Kur u mendua se pikët do t’i takonin ekipit vendas, në skenë doli Përparim Livoreka që i siguroi një pikë Dritës në minutën e 90.

Pas këtij barazimi Gjilani ka 26 pikë, kurse Drita në zonën e rrezikshme ka 15 pikë.

Image