Arsenali e Liverpooli janë ndarë baras në derbin e javës së 11-të në Premier Ligë.
Me shumë raste të krijuara në të anët, skuadrat arritën të shënojnë vetëm nga një gol, transmeton Koha.net.
Ishte skuadra e Jurgen Kloppit që kaloi në epërsi në minutën e 61 përmes James Milnerit.
E Arsenali u kundërpërgjigj përmes sulmuesit francez Lacazette, i cili barazoi shifrat në minutën e 82.
Arsenali mban vendin e katërt me 23 pikë, derisa Liverpooli në krye të tabelës ka 27 pikë.