Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali fiton derbin ndaj Liverpoolit

Foto: Getty Images

Arsenali ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj kampionit të Anglisë, Liverpoolit.

Ishte Liverpooli që nisi takimin më mirë duke kaluar në epërsi në minutën e 20, transmeton KOHA.

Ishte Mane ai që shënoi pas asistimit nga Andy Robertson.

Por, Arsenali u kundërpërgjigj pas 12 minutave duke barazuar shifrat përmes Lacazette, i cili çoi topën në rrjetën e kundërshtarit pas në gabimi i nga Virgil van Dijk.

Derisa golin e fitores për Arsenalin e shënoi Nelson në minutën e 44, pas asistimit nga Lacazette.

Me këtë fitore Arsenali në vendin e nëntë arrin në kuotën e 53 pikëve, derisa Liverpooli në vendin e parë ka 93 pikë.