Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

S’ka derbi në Itali

Në elitën e futbollit italian në fundjavë, në xhiron e 31-të, nuk do të ketë ndonjë ndeshje për t’u veçuar.

Kryesuesi i tabelës dhe kampioni në fuqi, Juventusi, do të udhëtojë te Benevento dhe e hap fundjavën e Italisë, pasi luan të shtunën në ora 15:00.

Juventusi pësoi disfatë në shtëpi në Ligën e Kampionëve nga Real Madridi 3:0, por në ligë po kalon formë tejet të mirë, madje në vitin 2018, ka pranuar vetëm një gol nga Milani, transmeton KTV.

Napoli, që e humbi hapin në xhiron e kaluar, në shtëpi këtë fundjavë e pret Chievon. Roma-Fiorentina është çifti tjetër, me romakët që kërkojnë pikët e plota për të mbetur edhe më tutje në vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve, kurse Interi udhëton në Torino.

Ndeshja e fundit e xhiros së 31-të në Serie A është ajo ndërmjet Milanit dhe Sassuolos që zhvillohet të dielën në ora 20:45.

Artikuj të ngjashëm