Kupa e Konfederatave që po zhvillohet në Rusi dhe është turne paralajmërues për Kampionatin Botëror që do të mbahet vitin tjetër, ka sjell një lajm të mirë dhe një të keq për shtetin organizator, shkruan CNN.
Lajmi i mirë është se turneu kryesisht ka shkuar pa ndonjë problem. Nuk ka pasur huliganizëm dhe nuk është raportuar ndonjë fyerje raciste, nga ana e tifozëve që ishin të tribuna. Po ashtu, emocionuese për tifozët ka qenë edhe përdorimi i sistemit të videoxhirimit (VAR) që ka ndihmuar në përmirësimin e gabimeve të arbitrave, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmi i keq është se Përfaqësuesja e Rusisë, e ka përfunduar aventurën në Kupën e Konfederatave në fazën e grupeve. E nisi me fitore ndaj Zelandës së Re (2:0) për të pësuar dy humbje rresht, ndaj Portugalisë (1:0) dhe Meksikës (2:1). Megjithatë, Rusia në Kupën e Konfederatave tregoi paraqitje më të mirë sesa në "Euro 2016" kur regjistroi humbje në të gjitha ndeshjet e fazës grupore.
Humbjet e Rusisë nuk e kanë zbehur entuziazmin e tifozëve lokal për turneun e futbollit, insiston Dimitry Zanin, gazetar sportiv i televizionit publik të Rusisë. Ai thotë se tifozët rusë në Kupën e Konfederatave kanë bërë tifo për çdo ekip që ka fituar. Pra, nuk janë kufizuar vetëm te Përfaqësuesja e Rusisë.
Kjo është gjë e mirë dhe diçka krejt e kundërt nga ajo që është pritur. Nga tifozët rusë është pritur racizëm dhe dhunë, siç bën në evropianin e fundit "Franca 2016" dhe siç bëjnë edhe në ndeshjet e skuadrave të tyre. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.