Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Shitësit dhe hotelet ruse dalin fitues të botërorit

Kampionati Botëror ka "robëruar" Rusinë për një muaj, duke ofruar një lehtësim për industrinë e birrës që ka shpërthyer, atë të hotelierisë dhe duke ulur shpenzimet për disa artikuj të shtrenjtë.

Krahas produkteve të zakonshme të tifozëve të futbollit - birra dhe ushqime - turneu gjithashtu nxiti edhe kërkesën e brendshme për kredi për pajisje elektronike, kryesisht televizorë dhe telefona të mençur, transmeton Koha Ditore.

Ndërkohë, tregtarët rusë të makinave do të mirëpresin fundin e botërorit që mbyllet të dielën, pasi shitjet kanë rënë dukshëm muajin e fundit. Ekonomistët kanë thënë se botërori ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e Rusisë, duke e përhapur në të gjithë vendin.

Ky është një sukses i madh në krahasim me shtetet e tjera që kanë organizuar këtë turne, por që nuk ka pasur ndikim të qëndrueshëm në ekonomi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm