Dy kundërshtarët e radhës të Ballkanit në Ligën e Konferencës, Sivasspori dhe Slavia e Pragës kanë luajtur po ashtu baras 1:1 në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit G.
Ndeshja është luajtur në Turqi.
Peter Olayinka në minutën e katërt e kaloi Slavian në epërsi.
Olayinka ka luajtur më herët për Skënderbeun e Korçës. Dia Saba barazoi rezultatin për Sivassporin në 1:1 në minutën e 27-të.
Slavia kishte mundësi që ta fitonte ndeshjen, por në minutën e 93-të, Lukas Provod humbi penalltinë. Në kohën shtesë, Kader Keita i Sivassporit u ndëshkua me karton të kuq.
Slavia, Cluji, Sivasspori dhe Ballkani, të gjitha kanë nga një pikë.