Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray fiton ndeshjen e parë ndaj Sparta Pragës

Skuadra e madhe turke, Galatasaray, ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Ligës së Evropës.

Galatasaray në shtëpi mposhti Spartën e Pragës me rezultatin 3:2. Goli i Kerem Demirbayt i dha epërsinë skuadrës turke në minutën e 19-të.

Angelo Preciado i barazoi shifrat dy minuta pas pushimit. Autogoli i Ladislav Krejçit ktheu epërsinë e Galatës në minutën e 61-të.

Por, vendësit mbetën me një futbollist më pak në fushë, një minutë pas golit për 2:1. Victor Nelsson u ndëshkua direkt me të kuq, ndërsa në minutën e 65-të, Jan Kuchta i barazoi shifrat në 2:2. Sulmuesi Mauro Icardi doli në skenë në minutën e parë të kohës shtesë dhe vulosi rezultatin final.

Futbollisti i Shqipërisë, Qazim Laçi, luajti deri në minutën e 74-të te mysafirët. Indrit Tuci ishte në bankën rezervë. Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Republikën e Çekisë.