Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tuci shënon e asiston në fitoren e Spartas ndaj Galatasarayt

Sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, ka shënuar një gol e ka asistuar në një tjetër, në fitoren e Sparta Pragës ndaj Galatasarayt. Edhe Qazim Laçi la gjurmë me asistim.

Sparta Praga ka avancuar tutje pas fitores 4:1 ndaj skuadrës së madhe turke.

Ndeshjen e parë e kishte fituar Galatasaray, 3:2.

Tuci u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të.

Shënoi golin e epërsisë 2:1 në minutën e 74-t, ndërsa asistoi për 3:1 në minutën e 80-të. Ndërkohë Laçi, i cili e kompletoi ndeshjen, asistoi në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

Edhe Asiston Tuci, Sparta Praga në gjysmëfinale të Kupës Sport Asiston Tuci, Sparta Praga në gjysmëfinale të Kupës

Pas paraqitjes së madhe të enjten mbrëma, Sparta Praga ka kaluar në 1/8 e finales së Ligës së Evropës.

Tutje nga ndeshjet që u zhvilluan nga ora 21:00, ka kaluar edhe Sportingu që e eliminoi Young Boysin, dhe Marseille që fitoi 3:1 ndaj Shakhtar Donetskut.