Sport

Sivasspori në avantazh pas pjesës së parë ndaj Slavias

Skuadra e Sivassporit është në epërsi ndaj Slavias së Pragës pas pjesës së parë. Rezultati pas 45 minutave të parë, është 1:0 në favor të ekipit nga Turqia.

Kjo ndeshje po zhvillohet në Çeki dhe i takon Grupit G të Ligës së Konferencës. Golin e epërsisë e ka shënuar Max Gradel nga penalltia në minutën e 28-të.

Sivasspori javën e shkuar e ka konfirmuar kalimin nga faza e grupeve dhe me këtë fitore, vetëm e përforcon pozitën e parë.

Aktualisht, ka 13 pikë, gjashtë më shumë se Slavia që zë vendin e tretë.