Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sioni në pritje të Behramit

Mesfushori Valon Behrami mund të kthehet në Zvicër.

Interesim për mesfushorin defensiv ka shprehur skuadra elitare e Zvicrës, Sion, kanë njoftuar mediumet italiane.

Presidenti i Sionit, Christian Constantin ka konfirmuar interesimin për Behramin, por ka shtuar se janë në pritje të vendimit nga Udinese.

Behrami 34-vjeçar, ka mundësinë e vazhdimit të kontratës me Udinesen edhe për një vit. Ai ka luajtur për shumë skuadra në Evropë, por më herët ka treguar se dëshira e tij është që karrierën ta përfundojë në Zvicër.