Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Brad Greenberg, do t'i ketë 14 lojtarë gjatë përgatitjeve për ndeshjet eliminatore të botërorit "Kina 2019", që zhvillohen në fund të muajit të ardhshëm.
Lista nuk është bërë publike, por gazeta e ka siguruar atë. Dhe ajo ka pësuar fare pak ndryshime nga ndeshjet e kaluara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë listën e përpiluar nga Greenberg mungojnë Jaren Sina e Drilon Hajrizi, të cilët ishin pjesë e Kosovës gjatë ndeshjeve parakualifikuese për Botërorin e vitit 2019.
Sina nuk është ftuar, pasi nuk është i angazhuar askund, derisa Hajrizi ka mbetur jashtë listës për shkak të suspendimit. Ai javë më parë është pezulluar për gjashtë muaj nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për sjellje josportive që kishte treguar gjatë ndeshjeve parakualifikuese.
Kosova më 24 nëntor në Prishtinë do të luajë kundër Lituanisë, kurse dy ditë më vonë do të jetë mysafire e Hungarisë. Këto ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Grupit C eliminator, pjesë e të cilit është edhe Polonia... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.