Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sina e lë SHBA-në për Kosovën dhe karrierë profesioniste

Një prej shumë emrave që u përfolën vjet për t'iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës në basketboll ishte edhe ai i Jaren Sinës, shkruan sot Koha Ditore.

Sina, atë kohë ishte emër i panjohur në Kosovë, por Federata e Basketbollit e prezantoi si përforcim të madh dhe në një mënyrë ia rezervoi pozitën e plejmejkerit të parë të përfaqësueses.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paraqitjet e Sinës u vlerësuan të mos jenë në përputhje me pritshmërinë, por ai megjithatë mbeti plejmejkeri i parë në katër ndeshjet e para kualifikuese për "Eurobasket 2017".

Sina, 23-vjeçar është shqiptaro-amerikan që planifikon të vijë në Evropë prapë në verë dhe kjo për dy arsye - që t'i bashkohet përfaqësueses së Kosovës dhe që të luajë për ndonjë skuadër të madhe evropiane.

Ai së fundi ka hequr dorë nga mundësia që të qëndrojë në ekipin e Universitetit George Washington edhe një vit, pasi planifikon të vazhdojë karrierën në Evropë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.